Tre vjeçarja e zhdukur, Madeleine McCann. Foto: BBC News

Zhdukja e britanikes Madeleine McCann, Policia po analizon gjësende pas kërkimeve në rezervuar në Portugali

Disa objekte u gjetën gjatë kontrollit në një rezervuari portugez në lidhje me zhdukjen e britanikes, Madeleine McCann 16 vjet më parë, thonë zyrtarët gjermanë.

Është ende shumë herët për të konfirmuar nëse sendet, të cilat po analizohen, kanë lidhje me britaniken e zhdukur, shtuan prokurorët e Braunschweig.

Policia portugeze, e ndihmuar nga homologët e saj gjermanë, kontrolloi rezervuarin Arade në Portugali javën e kaluar.

Madeleine u zhduk nga një kompleks pushimesh në Algarve në maj 2007.

Policia thotë se hetimi i tyre ndaj shtetasit gjerman Christian Brueckner 46-vjeçar, i cili është cilësuar si i dyshuar zyrtar, pritet të vazhdojë për disa kohë.

Christian Wolters, prokuror për qytetin e Braunschweig, tha se sendet e gjetura në Portugali do të ekzaminohen gjatë javëve të ardhshme.

Policia nis kerkime per zhdukjen e Madeleine McCann/Portugali

“Falënderojmë të gjithë oficerët që morën pjesë në kërkim. Bashkëpunimi midis policisë portugeze, oficerëve britanikë dhe policisë federale gjermane ishte i jashtëzakonshëm dhe shumë konstruktiv,” shtoi ai.

Makineri të rënda, qen nuhatës dhe kazma u përdorën gjatë kontrollit tre-ditor – i cili erdhi me kërkesë të hetuesve gjermanë, të cilët besojnë se Brueckner është i dyshuari kryesor për zhdukjen e vajzës.

Ai aktualisht po vuan një dënim me burg në Gjermani për përdhunimin e një gruaje në 2005 në Algarve.

Liqeni Arade është 50 km nga vendi ku Madeleine u zhduk gjatë pushimeve me familjen e saj në Praia da Luz.

Gjermani mohon çdo përfshirje në zhdukjen e Madeleine, duke thënë se ai ishte “milje larg” në atë kohë.

Madeleine ishte tre vjeç kur u zhduk nga kompleksi i pushimeve ku kishte qenë me prindërit e saj Kate dhe Gerry McCann më 3 maj 2007.

Ata e lanë atë dhe vëllezërit e motrat e saj më të vegjël binjakë në gjumë në banesën e tyre, dersia dolën për darkë me miqtë. /BBC