Zgjedhjet afatmesme në SHBA: Republikanët e fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një rezultat tejet të ngushtë

Republikanët kanë siguruar 218 ulëse te nevojshme për një shumicë në dhomën e ulët të Kongresit një javë pas zgjedhjeve afatmesme.

Ndonëse kjo diferencë partiake në Dhomën e Përfaqësuesve është tejet e ngushtë, mjafton që ta pengojë axhendën e Presidentit Joe Biden për dy vitet e ardhshme.

Por demokratët do ta mbajnë kontrollin e Senatit kur Kongresi i ri të mblidhet në muajin janar.

Priten rezultatet edhe për një grusht ulësesh tjera

Republikanët – të cilët kishin shpresuar ta rifitonin kontrollin e të dy dhomave – i nënshtruan pritshmëritë në zgjedhjet afatmesme të javës së kaluar.

Por ata fituan ulësen që u nevojitej për shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve të mërkurën, kur distrikti i 27-të i Kalifornisë shkoi te presidenti aktual Mike Garcia.

Partia Republikane tani parashikohet të fitojë 218-223 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 ulësesh, sipas CBS.

Por me votat në disa shtete janë ende në numërim e sipër dhe rezultati në shumicën prej tyre mund të mos jetë i qartë për ditë apo edhe javë.

Kevin McCarthy, u zgjodh nga republikanët e të martës për të qenë kandidati i tyre për ta zëvendësuar demokraten Nancy Pelosi si kryetaren e ardhshme të Dhomës së Përfaqësuesëve.

Për t’u zgjedhur Kryetar, udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve duhet ta fitojë mbështetjen e shumicës nga 435 anëtarët e Dhomës së plotë.

Gruaja e parë që mbajti këtë post, zonja Pelosi, 82 vjeç, nuk tha asgjë në deklaratën e saj për shtyp nëse planifikonte të qëndronte si udhëheqëse e pakicës, mes spekulimeve në Uashington për të ardhmen e saj./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala