
Zelensky pritet t'i drejtohet Kongresit gjatë vizitës në SHBA
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet ta vizitojë sot Shtëpinë e Bardhë dhe Kapitol Hill-in e në SHBA, megjithëse shqetësimet e sigurisë mund ta detyrojnë një ndryshim në planet e tij, thanë të martën disa burime që kanë njohuri për planin. Ky do të ishte vizita e parë në një vend shumë të njohur e presidetit ukrainas që nga filimi i invazionit rus në Ukrainë.
Presidenti Zelensky e ka vizituar të martën qytetin e vijës së parë të Bakhmut në Ukrainë. Ai u takua me përfaqësues ushtarakë dhe u shpërndau çmime ushtarëve.
Një shpërthim ka ndodhur në tubacionin eksportuese të gazit Urengoi-Pomary-Uzhhorod që çon nga Rusia në Ukrainë. Reuters raportoi se tre persona humbën jetën në këtë incident.
Ukraina u paralajmërua të përgatitej për sulme të reja ruse në infrastrukturën e saj energjetike. Kryeministri Denys Shmyhal ka deklaruar se Moska dëshiron që Ukraina t’i kalojë Krishtlindjet dhe vitin e ri në errësirë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se situata në katër zona të Ukrainës lindore – Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson – që Moska i aneksoi në shtator, është “jashtëzakonisht e vështirë”. Aneksimi i paligjshëm i Rusisë i katër territoreve, të cilat së bashku përbëjnë 15% të Ukrainës, shënoi marrjen më të madhe me forcë të territorit në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe u dënua nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë si një veprim i paligjshëm.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, e dënoi të martën mbështetjen e Iranit për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë dhe shtypjen e vazhdueshme të opozitës në vend, por tha se BE do të vazhdojë të punojë me Iranin për rivendosjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015.
Ukraina po i përshpejton përpjekjet e saja për t’i fshirë gjurmët e ndikimit sovjetik dhe rus nga hapësirat e saj publike duke rrëzuar monumente dhe duke riemërtuar qindra rrugë për t’i nderuar artistët, poetët, ushtarët, liderët e saj të pavarësisë dhe të tjerët – përfshirë heronjtë e luftës së këtij viti./The Guardian