Foto: www.volvocars.com

“Volvo” tërhiqet prej planit që prej 2030-s të shesë vetëm makina elektrike

Kompania e makinave, “Volvo”, ka bërë të ditur se ka hequr dorë prej cakut që të prodhojë vetëm makina krejtësisht elektrike prej vitit 2030, duke theksuar se do të vazhdojë të shesë edhe disa makina hibride në atë kohë, raporton BBC.

Prodhuesi i makinave ka fajësuar ndryshimin e kushteve të tregut për vendimin për të hequr dorë prej qëllimit që e kishte deklaruar vetëm tre vjet më parë.

Vendimi i ri ka ardhur në kohën kur industria po përballet me ulje të kërkesës në disa tregje të mëdha për makina elektrike dhe për shkak të pasigurisë për të përballuar tarifat tregtare për makinat elektrike të prodhuara në Kinë.

“Volvo”, që tradicionalisht është krenuar për kredencialet e saj mjedisore, u është bashkuar prodhuesve tjerë të makinave “General Motors” dhe “Ford”, që gjithashtu janë sprapsur prej ambicieve të ngjashme për makinat elektrike.

“Volvo” tani pret që së paku 90 për qind e prodhimit të përfshijë produktet të përfshijë makinat elektrike dhe ato hibride prej vitit 2030.

Kompania suedeze shet edhe një numër të makinave që kanë sistem të makinave më konvencionale, por me ndihmë të kufizuar elektrike të funksionimit.

Kompania ka njoftuar gjithashtu se klima e biznesit për makinat elektrike ka ndryshuar për shkak të faktorëve të ndryshimit të infrastrukturës dhe tërheqjes së nismave për konsumatorët.

Rënia e kërkesës për makina elektrike është ndjerë sidomos në Evropë për shkak edhe të ndaljes së subvencioneve për shitblerjen e këtyre makinave në vende si Gjermania.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com