Taylor Swift, Foto: Facebook

Vjenë, anulohen koncertet e Taylor Swiftit nga frika e ndonjë sulmi

Organizatorët e tri koncerteve të këngëtares së njohur amerikane, Taylor Swift në Vjenë këtë javë kanë marrë vendim që t’i anulojnë ato –  pasi zyrtarët kanë kryer arrestime lidhur me komplot të planifikuar për të kryer një sulm në njërin prej aktiviteteve në rrethinën e Vjenës të përzgjedhur për mbajtjen e koncerteve, raporton agjencia e lajmeve AP.

Swift ishte menduar se do të këndonte në stadiumin e Vjenës “Ernst Happel” të enjten, të premten dhe të shtunën (08.08.2024, 09.08.2024, 10.08.2024) si pjesë e “Eras Tour”.

Organizatorët “Barracuda Musiz” kanë thënë në një postim në Instagram se “nuk kemi tjetër zgjidhje, pos t’i anulojmë tri shfaqet e planifikuara për shkak të sigurisë së gjithsecilit”. Ka cituar “konfirmimin” e zyrtarëve qeveritarë për një sulm të planifikuar në stadium.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, autoritetet thanë kishin arrestuar dy të ekstremistë të dyshuar, njëri prej të cilëve duket se e kishte planifikuar sulmin në njërin prej koncerteve të ardhshme.

19-vjeçari i dyshuar u arrestua në Ternitz, në jug të Vjenës, dhe i dyti në kryeqytet.

Franz Ruf, këshilltari për siguri publike i Ministrisë së Brendshme të Austrisë, ka thënë se autoritetet ishin njoftuar për “veprimet përgatitore” për një sulm të mundshëm dhe “se ka një fokus te 19-vjeçari i dyshuar për të sulmuar koncertet e Taylor Swiftit në Vjenë”, ka raportuar Agjencia austriake e lajmeve.

Përgatiti: Rexhep Maloku/ KALLXO.com