Putin i thotë Macronit se 'çmilitarizimi' i Ukrainës do të arrihet

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez Emmanuel Macron se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë, çmilitarizimi i saj dhe statusi neutral – do të arrihen, raporton BBC

Dyshja ndanë një telefonatë 90 minuta në orët e hershme të enjten.

Putin tha se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte në shtimin e kërkesave nga ana e Moskës.

Sulmi rus mbi Ukrainën ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

 

Dita e tetë e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë