Gjermani, shtohen sulmet ndaj emigrantëve rusë dhe ukrainas

Gjermania ka raportuar një rritje të sulmeve kundër emigrantëve rusë dhe ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, tha ministrja e Brendshme e vendit, Nancy Faeser.

Që nga fundi i shkurtit, 308 incidente anti-ruse janë regjistruar nga policia, duke përfshirë 15 akte dhune, citoi Reuters intervistën e saj me Neue Osnabrüecker Zeitung.

Sulmet kundër ukrainasve janë rritur gjithashtu, tha Faeser, me 109 raste të regjistruara që nga fundi i shkurtit, duke përfshirë 13 akte dhune si lëndime trupore. Shumica e veprave kanë qenë dëmtim i pronës, fyerje dhe kanosje verbale.

Rreth 250,000 emigrantë me origjinë ruse dhe 150,000 emigrantë të lindur në Ukrainë jetonin në Gjermani përpara 24 shkurtit, kur trupat ruse pushtuan Ukrainën. Që atëherë, më shumë se 300,000 ukrainas kanë ikur në Gjermani.

Faeser i tha gazetës se ”ky konflikt nuk duhet lejuar të depërtojë në shoqërinë tonë dhe se ne duhet t’u kujtojmë njerëzve se kjo është lufta kriminale e Putinit. Nuk është lufta e njerëzve me rrënjë ruse që jetojnë këtu në Gjermani.”/The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala