Ilustrim, Foto: Euronews

Gjendet një bombë në ndërtesën e gazetarëve nga Rusia të strehuar në Gjermani

Policia në Berlin thotë se hetuesit  po studiojnë një bombë të improvizuar që u gjet dhe u çaktivizua të premten në një ndërtesë banimi ku po strehoheshin gazetarë të agjencisë ruse të lajmeve RIA, raporton BBC

Një zëdhënës i policisë gjermane tha se hetuesit po shikojnë se sa e rrezikshme ishte bomba dhe kë kishte për qëllim.

Derisa, ambasada e Rusisë në Berlin tha se një shishe ishte hedhur në një dritare të ndërtesës në lagjen Steglitz të qytetit.

Ajo fajësoi atë që e përshkroi si ‘persekutim të mediave ruse dhe punonjësve të tyre në Perëndim’.

Dy televizione ruse të kontrolluara nga shteti, RT dhe Sputnik, u ndaluan në BE më 2 mars, një javë pas pushtimit të Ukrainës.