Ilustrim

Evropa do të jetë 'e pavarur nga energjia ruse deri në vitin 2030'

Komisioni Evropian ka propozuar një përmbledhje të një plani për ta bërë Evropën të pavarur nga lëndët djegëse fosile ruse para vitit 2030 – duke filluar me gazin, raporton BBC.

Njoftimi vjen pasi Rusia më parë kërcënoi se do të mbyllte tubacionin e saj kryesor të gazit për Gjermaninë nëse Perëndimi vazhdon me ndalimin e naftës ruse.

Ky plan – një veprim i përbashkët evropian – përfshin gjithashtu një sërë masash në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë dhe për të ndihmuar në rimbushjen e rezervave të gazit për dimrin e ardhshëm.

Evropa është përballur me rritjen e çmimeve të energjisë për disa muaj, por tani pasiguria në furnizim- po e përkeqëson çështjen.

REPowerEU do të kërkojë të diversifikojë furnizimet me gaz, përshpejtojë nxjerrjen e gazeve të rinovueshme dhe të zëvendësojë gazin në ngrohje dhe prodhimin e energjisë.

Plani synon të reduktojë kërkesën e BE-së për gazin rus me dy të tretat përpara fundit të vitit.