Trumpi: Zuckerbergu komplotoi kundër meje në zgjedhjet e 2016-s

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan në një libër të ri që pritet të botohet javën e ardhshme se Mark Zuckerbergu kishte komplotuar kundër tij gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 dhe ka thënë se shefi i Meta-s “do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg” nëse ai zgjidhet përsëri në krye të Shtëpisë së Bardhë pas zgjedhjeve të nëntorit, raporton “Politico”.

Reagimi ka ardhur në javën kur Zuckerbergu tha se administrata e presidentit Joe Biden i kishte bërë presion që të mos kishte shumë përmbajtje të lidhur me COVID-19 në kohën e pandemisë.

Ky është sulmi më i drejtpërdrejtë i Trumpit ndaj Zuckerbergut, i cili vazhdimisht është akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e fundit presidenciale. Dhe paralajmërimi i Trumpit vjen në kohën kur Meta ka marrë hapa për të siguruar konservatorët amerikanë se nuk do të ndikojë në fushatën e sivjetme presidenciale.

“Save America”, një libër me autor Trumpin, pritet të botohet më 3 shtator. Në të përfshihet edhe një fotografi pa datë të takimit të Trumpit me Zuckerbergun në Shtëpinë e Bardhë. Poshtë fotografisë, Trumpi shkruan se Zuckerbergu “d o të vinte në Shtëpi të Bardh që të më takonte. Me vete do ta merrte edhe gruan e tij shumë të këndshme në darka, do të tgregohej i këndshëm qysh mund të jetë gjithësecili, derisa komplotonte për të instaluar ‘Lock Boxes’ të turpshme në një KOMPLOT të vërtetë KUNDËR PRESIDENTIT”, ka shtuar Trump, duke iu referuar kontributit prej 420 milionë dollarësh të Zuckerbergut dhe gruas së tij, Priscilla Chan, gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 për të financuar infrastrukturën zgjedhore.

“Ai do të më thoshte se nuk kishte të dytë si Trumpi në Facebook. Por njëherësh, dhe për kushedi çfarë arsye, e mësyu atë kundër meje”, vazhdon Trump. “Ne po e vëzhgojmë me sytë katër, dhe nëse ai bën diçka ilegale, kësaj here do të kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij në burg – sikur se edhe të tjerë që mashtrojnë në Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2024”.

Trumpi kishte bërë komente të ngjashme edhe më parë për Zuckerbergun. Trumpi do të shkruante në korrik në “Truth social” se nëse do të zgjidhej president do t’i përndiqte “MASHTRUESIT E ZGJEDHJEVE në nivele të papara më parë, dhe ata do të dërgohen në burg për periudha të gjata kohore. Ne tashmë e dimë se kush jeni ju. MOS E BËNI! ZUCKERBUCKS, kujdes!”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com