Talebanët pengojnë gazetaren e CNN derisa ajo ishte duke raportuar afër aeroportit të Kabulit

Gazetarja e CNN, Clarissa Ward dhe ekipi i xhirimeve është penguar nga disa talebanë të armatosur, derisa ajo ishte duke raportuar për situatën, në afërsi të aeroportit të Kabulit.

Sipas videos së publikuar, gazetarja Ward ishte duke raportuar, derisa një taleban i afrohet dhe i kërkon që të largohet nga aty.

Më pas mblidhen njerëz rreth saj, e disa të armatosur i bëjnë presion që të largohet dhe ta ndalë kamerën.

Sipas gazetares Ward, talebanët janë përpjekur që të bllokojnë me armë hyrjen e aeroportit të Kabulit, për të mos lejuar askënd që të shkojë atje.