Sot hyn në fuqi çmimi tavan për naftën ruse

Vladimir Putin tani është “më mirë i informuar” për vështirësitë me të cilat përballen forcat e tij në Ukrainë, ka deklaruar Avril Haines, drejtori amerikan i inteligjencës kombëtare, gjatë fjalimit në një forum të mbrojtjes në fundjavë duke shtuar se presidenti rus nuk është më aq i izoluar nga lajmet e këqija që dolën nga pushtimi i tij në Ukrainë. Duke aluduar në vlerësimet e kaluara se këshilltarët e Putinit mund ta mbronin atë, Haines tha se ai “po bëhej më i informuar për sfidat me të cilat përballet ushtria”.

SHBA pret që një “ritëm i reduktuar” në luftime të vazhdojë gjatë muajve të dimrit, duke shtuar se mund të ketë perspektiva më të ndritshme për forcat ukrainase në muajt e ardhshëm.

“Shumica e luftimeve tani rreth Bakhmutit dhe zonës së Donjeckut janë ngadalësuar me tërheqjen e Rusisë nga zona perëndimore e iKherson në lindje të lumit. Dhe ne presim që kjo ka të ngjarë të jetë ajo që shohim në muajt e ardhshëm”- tha Haines.

Luftime të ashpra po vazhdojnë rreth qytetit kyç të Donbasit, Bakhmut, ku forcat ruse po luftojnë për gjashtë muaj për të shënuar progres minimal. Raportet në mediat sociale sugjerojnë se forcat ukrainase po shënojnë progres në operacionet në bregun lindor të lumit Dnipro, përballë qytetit të çliruar së fundmi të Khersonit, pas një zbarkimi amfib të raportuar në Kinburn Spit muajin e kaluar. Forcat ruse gjithashtu i kanë intensifikuar sulmet me artileri në rajonin Kherson që nga tërheqja nga bregu perëndimor i Dnipro.

Një projekt-rezolutë po qarkullon në Kombet e Bashkuara për një gjykatë të stilit të Nurembergut për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e agresionit në Ukrainë. Shenjat tregojnë gjithashtu se kundërshtimi i SHBA ndaj propozimit mund të zbutet përballë lobimit nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Beth Van Schaack, ambasadori i SHBA-së për drejtësinë penale globale, tha këtë javë se “deri më tani, të gjitha rezolutat e [asamblesë së përgjithshme të OKB-së] mbi Ukrainën kanë mbizotëruar dhe se shifrat kanë qenë mjaft të forta. Ndërkohë, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka filluar tashmë hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë, por nuk mund të ndjekë penalisht udhëheqjen e Kremlinit për krimin më të gjerë të agresionit pasi Rusia nuk është nënshkruese e statutit përkatës.

Udhëheqja e Iranit është mbyllur në një “cikël vicioz” mbi protestat dhe armatosjen e Rusisë, ka thënë i dërguari special i SHBA-së.

“Sa më shumë Irani të ushtrojë presion mbi popullatën e tij, aq më shumë do të ketë sanksione; sa më shumë të ketë sanksione, aq më shumë Irani ndihet i izoluar”- ka dreklaruar Rob Malley, i dërguari special i SHBA-së për Iranin, në një konferencë në Romë.

“Sa më të izoluar ndihen, aq më shumë i drejtohen Rusisë; sa më shumë t’i drejtohen Rusisë, aq më shumë sanksione do të ketë, sa më shumë të përkeqësohet klima, aq më pak gjasa do të ketë diplomaci bërthamore. Pra, është e vërtetë që tani ciklet vicioze janë të gjitha vetë-përforcuese”.

Shefi i inteligjencës amerikane Avril Haines tha se ka prova shqetësuese se Rusia po kërkon ta thellojë bashkëpunimin ushtarak me Iranin.

Rusia nuk do të shesë naftë që i nënshtrohet një çmimi tavan perëndimor edhe nëse do t’i duhet ta ulë prodhimin, deklaroi të dielën zëvendëskryeministri rus Alexander Novak. G7 dhe Australia ranë dakord për një çmim tavan të naftës të premten.

Opec+ ra dakord të qëndrojë në objektivat e tij të prodhimit të naftës në një takim të dielën. Opec+, i cili përbëhet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët duke përfshirë Rusinë, e zemëroi SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore në tetor kur ra dakord ta ulë prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, rreth 2% të kërkesës botërore, nga nëntori deri në fund të vitit 2023.

Më shumë se 500 lokalitete ukrainase mbetën pa energji të dielën pas javëve të sulmeve ajrore ruse në rrjetin elektrik, ka thënë një zyrtar i ministrisë së brendshme të Ukrainës.

Ukraina po vendos sanksione ndaj 10 klerikëve të lartë të lidhur me një kishë pro-Moskë me arsyetimin se ata kanë rënë dakord të punonin me autoritetet pushtuese ruse ose ta justifikonin pushtimin e Moskës, thotë një njoftim nga shërbimi i sigurisë ukrainase./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala