
Foto: Insider
Sfida e TikTok-ut: Adoleshenti pëson djegie në 75% të trupit të tij
Një adoleshent në Karolinën e Veriut ka pësuar djegie në 75% të trupit të tij pasi e provoi një sfidë në TikTok.
Mason Dark, 16 vjeç, ishte duke u përfshirë në një sfidë TikTok që përfshinte spërkatjen e një aerosoli me bojë shumë të ndezshme me një çakmak derisa familja e tij dëgjoi një “bum të madh” kur një kanaçe shpërtheu, sipas WRAL.
Më pas, Mason Darkun e përfshiu flaka dhe u hodh në një lumë për t’i shuar flakët, ndonëse tashmë ai kishte pësuar djegie të rënda.
Nëna e tij, Holli Dark, i tha WRAL se ai tani djali i tij duket “i panjohshëm”.
Dark më pas u dërgua me nxitim në Qendrën e Djegieve UNC në Chapel Hill, ku ai iu nënshtrua një operacioni.
Mjekët zbuluan se pjesa më e madhe e trupit të tij ishte e mbuluar me djegie të shkallës së tretë.
Adoleshenti, një pasionant i madh i futbollist, do të qëndrojë në repartin e djegies për gjashtë muaj.
Familja e tij ka krijuar një GoFundMe për t’i mbuluar faturat mjekësore dhe shpenzimet e tjera të nevojshme për të ndihmuar shërimin e anëtarit të tij të familjes, Dark.
Aktualisht, Dark është shtrirë në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
“I falënderojmë të gjithë për mendimet, lutjet, mbështetjen dhe dashurinë e tyre”, shkroi gjyshja e Dark në faqen e mbledhjes së fondeve, ku familja deri më tani ka mbledhur 20,000 dollarë. Dark-ut i nevojiten 25,000 dollarë për shërimin e tij./Insider.com