Ilustrim: Një program lajmesh në Seul e transmeton pamje të një rakete të shkrepur nga Koreja e Veriut, 2 prill 2024 | Foto: REL

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha të hënën se ka shenja se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.

Armët shtesë që po përgatiten përfshijnë dronë kamikaz dhe Koreja e Veriut ka dërguar tashmë raketahedhës dhe artileri në Rusi – thuhet në një deklaratë të këtij Shtabi.

Sipas Koresë së Jugut, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, Koreja e Veriut ka dërguar tashmë rreth 12,000 trupa në Rusi.

Sipas Shtabit të Koresë së Veriut, të paktën 1,100 koreano-veriorë janë vrarë ose plagosur.

Ushtria e Ukrainës tha të hënën se rrëzoi 47 dronë që forcat ruse i hodhën në sulmet gjatë natës – duke synuar zona të shumta të vendit.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia hodhi gjithsej 72 dronë në raundin e saj të fundit të sulmeve të përditshme ajrore.

Mbrojtja ajrore ukrainase tha se rrëzoi dronët mbi rajonet: Cherkasy, Chernihiv, Kharkiv, Khmelnytskyi, Kyiv, Odesa, Poltava, Sumy dhe Zhytomyr.

Guvernatori i qytetit Khmelnytskyi Serhii Tiurin tha në rrjetin Telegram se sulmet me dronë dëmtuan një biznes e disa shtëpi dhe plagosën një person.

Ministria ruse e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se shkatërroi një dron ukrainas mbi rajonin Bryansk, i cili ndodhet përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë.

Guvernatori i rajonit Bryansk Alexander Bogomaz tha në rrjetin Telegram se nuk kishte raporte për dëme apo viktima nga sulmi ukrainas.

*Pjesë të këtij artikulli u morën nga Agjencitë e lajmeve France-Presse dhe Reuters./VoA