Kremlini | Foto: Pixabay

Rusia e kundërshton propozimin e Zelenskiy për paqe

Ukraina duhet t’i marrë në konsideratë “realitetet” e reja territoriale që përfshijnë aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, ka qenë deklarata e bërë nga Kremlini zyrtar në përgjigje të propozimit me tre hapa të Volodymyr Zelenskiy për paqen.

Në një deklaratë për vendet e G7 dje, udhëheqësi ukrainas ka deklaruar se Rusia mund të fillojë t’i tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës për të treguar se janë të aftë ta braktisin agresionin e tyre.

Zelenskiy u tha udhëheqësve të G7-ës se po i ofron Moskës një “mundësi për ta bërë një hap të vërtetë dhe kuptimplotë drejt zgjidhjes diplomatike” të konfliktit.

Rusia nuk e ka kontroll të plotë të asnjë prej katër provincave të Ukrainës të cilat thotë se i aneksoi në shtator, por që shumica e vendeve anëtare të OKB-së i kanë dënuar si të paligjshme.

Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se Ukraina duhej të pranojë “realitete” të reja territoriale dhe këto realitete na tregojnë se në Federatën Ruse janë shfaqur subjekte të reja sic janë rajonet Kherson, Zaporzhzhia, Donetsk dhe Luhansk. Ato u shfaqën si rezultat i referendumeve që u zhvilluan në këto territore. Pa i marrë parasysh këto realitete të reja, asnjë lloj progresi nuk është i mundur të shënohet.

Sa i përket tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina, Peskov ka shtuar se nuk “vjen në konisderatë” që Moska të fillojë të tërheqë trupat e saj deri në fund të vitit./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala