Ksenia Karelina, 33 vjeçe, po jetonte në Los Anhxelos, por u arrestua në Rusi gjatë një vizite familjes. Foto: EPA-ETE/REX/Shutterstock

Rusia e dënon me 12 vjet burgim për tradhti ruso-amerikanen

Një gjykatë ruse e ka dënuar me 12 vjet burgim balerinën amatore, Ksenia Karelina, për tradhti pse ia dhuroi 51 dollarë një organizate bamirëse që mbështeste Ukrainën, njofton BBC-ja.

Karelina, e cila ka shtetësi amerikane dhe ruse, është shpallur fajtor javën e kaluar pas një procesi gjyqësor të mbajtur me dyer të mbyllura.

Ajo kishte jetuar në Los Anxhelos dhe kishte marrë shtetësinë amerikane më 2021. Karelina ishte arrestuar gjatë një vizite familjes në janar në Jekaterinburg, rreth 1.600 kilometra në lindje të Moskës.

Prokuroria i kishte kërkuar 15 vjet burgim për të. Gjykata në Jekaterinburg e ka shpallur fajtore për tradhti të madhe dhe e burgosi në një burg të përgjithshëm në njërën prej qendrave të sistemit rus të korrektimit.

Karelina ishte akuzuar prej shërbimit rus të sigurisë, FSB, për mbledhje të fondeve për një organizatë ukrainase që i ofronte armë ushtrisë ukrainase.

Aktivistët rusë të të drejtave të njeriut thonë se gjatë kohës sa kishte jetuar në SHBA, Karelina kishte bërë një trasnfer prej 51 dollarësh në ditën e parë të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës më 22 shkurt 2022. Mësohet se FSB-ja mori vesh për transaksionin e saj pas kontrollimit të celularit të saj.

Avokati i saj, Mikhail Mushailov, ka thënë se Karelina e kishte pranuar transferin e parave dhe besonte se fondet do të ndihmonin viktimat e të dy palëve ndërluftuese. Ai ka thënë për mediat ruse se Karelina do ta apelojë vendimin e gjykatës.

Organziata bamirëse, “Razom për for Ukraine”, ka bërë të ditur më parë se ishte tronditur prej lajmit të arrestimit dhe mundësisë së dënimit të balerinës amatore. I ka mohuar kauzat ruse se organizata mbledh fonde për blerjen e armëve ose municionit. Ka thënë se ishte një organizatë bamirëse me seli në SHBA, e fokusuar në ndihmë humanitare dhe në raste katastrofash.

Karolina doli në qershor para gjykatës së njëjtë ku u gjykua edhe Evan Gershkovichi, reporteri i “Wall Street Jorunal”,i cili9 ishte dënuar për spiunazh, por u lirua në fillim të muajit në kuadër të marrëveshjes për këmbimin e tëburgosurve të Rusisë me SHBA-në dhe vendet tjera perëndimore.

Rastet në Jekaterinburg ugjykuan nga i njëjti gjykatës, Andrei Mineev. I dashuri i Ksenia KArelinas, bokseri Chris van Heerden, ka thënë të enjten se ishte shumë i zemëruar me situatën.

“U zgjova në mëngjes me këtë lajm. Jam ulur këtu dhe ende po mundohem ta marr vesh çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar ai për partnerin mediat të BBC-së, CBS News. “Dy javë më parë ka pasur një këmbim të burgosurish, dhe Ksenia nuk ishte në atë listë”, ka thënë ai, duke shtuar se ishte munduar qe tetë muaj që ajo të kthehej në vendlindje.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com