Rumani: 38 vjeçari kryen masakër në spitalin psikiatrik

Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën nëntë të tjerë janë plagosur pasi janë sulmuar në një spital psikiatrik në Bukuresht të Rumanisë

Një pacient 38 vjeçar, i cili ishte shtruar në klinikë tri ditë më parë, në të gdhirë të ditës së diel ka sulmuar fillimisht pacientët në dhomën e tij, duke kaluar pastaj në repartin e femrave.

Tre persona kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa një i katërt ndërroi jetë pasi u dërgua ne spital. Nga nëntë personat e plagosur, raportohet se dy janë në gjendje kome.

Viktimat ishin pacientë të moshuar dhe nuk mundën të mbrohen e të reagonin përballë agresorit.

38-vjeçari, i papunë u shtrua në spital vullnetarisht pak ditë më parë, pasi kishte probleme me alkoolin.

Spitali Psikiatrik ka numër shumë të reduktuar të personelit mjekësor dhe të sigurisë. Sipas drejtuesve te sindikatës se shëndetit është e papranueshme qe vetëm tre punonjës në turn të monitorojnë 70 pacientë me sëmundje mendore./RTV21