Displaced Afghan women and children from Kunduz shelter at a mosque in Kabul on August 13.

Rrëfimi i vajzës që ia vranë nënën talebanët

Najia ishte në shtëpi me tre djemtë dhe vajzën e saj në një fshat të vogël në jug të Afganistanit kur ushtarët talebanë trokitën në derën e saj.

Vajza e Najias, Manizha 25 vjeçe, e dinte se ata ishin duke ardhur – nëna e saj i kishte treguar se ata kishin bërë të njëjtën gjë edhe para tre ditësh, ku i kishin kërkuar të gatuaj ushqim për 15 luftëtarë.

Nëna ime u tha atyre, ‘Unë jam e varfër, si mund të gatuajë për ju”, tha Manizha, ‘Talibanët filluan ta rrahin, nëna ime ra për tokë dhe ata e goditën me armët e tyre AK47”.

Manizha tha se duke bërtitur u ka thënë atyre të ndalen. “Ata u ndalën për një moment para se të hidhnin një granatë në dhomën tjetër dhe ikën derisa u shpërndan flakët”, tha ajo.

Nëna e tyre kishte vdekur si pasojë e rrahjes.

Sulmi vdekjeprurës i 12 korrikut në shtëpinë e Naijas në provincën Faryab ishte një paralajmërim frikësues për kërcënimin me të cilin tani përballen gratë nëpër Afganistan pas pushtimit të Kabulit nga Talebanët.

Talebanët kanë mohuar se kanë vrarë Naijan, por fjalët e tyre bien në kontradiktë me dëshmitarët vendas të cilët konfirmuan vdekjen e një gruaje 45 vjeçe, shtëpia e së cilës ishte përfshirë nga flakët.

Për 10 ditë, militantët talebanë pushtuan dhjetëra provinca që u braktisën me tërheqjen e trupave të SHBA-ve.

Shpejtësia e avancimit të  militantëve i zuri banorët vendas të papërgatitur.

Disa gra thanë se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të blerë një burka që do i përshtatej rregullave të talebanëve se gratë duhet të mbulohen dhe të jenë në shoqëri të një burri kur dalin nga shtëpia.

Për gratë në Afganistan kjo gjë përfaqëson humbje të madhe të drejtave që kishin fituar në 20 vitet e fundit-si e drejta për punë, studime, lëvizje dhe madje edhe të jetojnë në paqe – që kanë frikë se nuk do arrijnë t’i kenë prapë. CNN