Prodhuesi i 'KitKat' paralajmëron rritje të çmimeve

Gjiganti zviceran i ushqimit ‘Nestle’ ka paralajmëruar se do të vazhdojë të rrisë çmimet e produkteve, për shkak të rritjes së kostove të ushqimit.

Prodhuesi i ‘KitKat’ dhe ‘Nesquik’ rriti çmimet më shumë se 5% në tre muajt e parë të vitit. Rritja e çmimit i ndihmoi ‘Nestle’ të raportonte rritje të shitjeve prej 7.6% në periudhë, raporton BBC.

Shefi i ‘Nestle’, Mark Schneider tha se do të kërkohen “veprime të mëtejshme çmimesh dhe zbutëse gjatë vitit”.

“Ne rritëm çmimet në një mënyrë të përgjegjshme dhe pamë kërkesë të qëndrueshme të konsumatorëve”, shtoi Schneider.

Analistët thanë se rritja e çmimit të ‘Nestle’ prej 5.2% ndihmoi shitjet e saj të rriteshin me më shumë se sa pritej.

“Rritja e çmimeve për t’i mbajtur gjërat të lëvizin në drejtimin e duhur në vazhdën e inflacionit të kostos së inputeve sigurisht që nuk do të jetë një kurs veprimi që menaxhmenti dëshiron të marrë”, tha Matt Britzman, një analist në Hargreaves Lansdown.

“Por megjithatë, është pozicioni në të cilin ndodhet ‘Nestle’ dhe nuk duket se do të largohet së shpejti”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, ‘Nestle’ tha se do të shiste vetëm sende thelbësore, si produktet për fëmijë dhe produkte ushqimore mjekësore në Rusi.

Ajo pezulloi shitjet e markave të tilla si ‘KitKat’ dhe ‘Nesquick’ dhe ndaloi investimet në vend pasi një numër në rritje i markave perëndimore ndaluan operacionet në Rusi në shenjë proteste ndaj luftës./BBC