OKB: Shifrat e civilëve të vrarë në Ukraainë 'dukshëm më të mëdha' se shifrat e njohura zyrtare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një dekret që ndalon furnizimin me naftë dhe produkte të naftës për vendet që marrin pjesë në një tavan çmimi të vendosur nga 1 shkurti 2023 për pesë muaj. Grupi i Shtatë fuqive të mëdha, Bashkimi Evropian dhe Australia ranë dakord këtë muaj për një tavan të çmimit 60 dollarë për fuçi për naftën e papërpunuar ruse që hyn në det, në fuqi nga 5 dhjetori.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) e ka dhënë një numërim të numrit të viktimave civile në luftën e Rusisë kundër Ukrainës deri më tani, duke thënë se 6,884 njerëz dihet se kanë vdekur në Ukrainë, duke përfshirë 429 fëmijë, nga 24 shkurti i vitit 2022 deri në 26 dhjetor të vitit 2022.

OHCHR thotë se shifra aktuale ka të ngjarë të jetë “dukshëm më e lartë, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”.

Forcat ukrainase duket se janë afër rimarrjes së qytetit kyç të kontrolluar nga Rusia të Kreminës në provincën Luhansk. Guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai, tha se luftëtarët në një pjesë të qytetit të kontrolluar nga komanda ruse u detyruan të tërhiqen në Rubizhne, një qytet disa kilometra në juglindje, si rezultat i presionit ushtarak ukrainas.

Luftime të ashpra po vazhdojnë në lindje dhe jug të vendit mes asnjë indikacioni për bisedime të afërta të paqes. Ripushtimi i Kreminës dhe Svatove mund t’i hapin rrugën Kievit për ta nisur një ofensivë në Sievierodonetsk dhe Lysychansk, dy qytete që Ukraina i humbi gjatë verës.  

Trupat ruse kanë vazhduar me përqëndrimin e përpjekjeeve të tyre në marrjen e qytetit Bakhmut në rajonin e Donetsk, thotë një komunikatë nga ministria e mbrojtjes e Britanisë në konferencën e saj të përditshme ushtarake të martën.

Ushtria ruse ka zhvendosur shumë prej avionëve të saj luftarakë nga baza ajrore Engels në vende të tjera pas sulmeve në bazën kryesore ajrore, sipas një zëdhënësi të forcave ajrore ukrainase. Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, tre ushtarakë rusë u vranë të hënën pas një sulmi me dron ukrainas në bazën ajrore, e cila shtrihet thellë brenda territorit rus.

Sipas analistëve, komentet e Putinit se ai është “gati për të negociuar me të gjitha palët” e përfshira në konfliktin në Ukrainë janë pjesë e një fushate të qëllimshme informacioni që synon ta mashtrojë Perëndimin për të bërë lëshime. Instituti amerikan për Studimin e Luftës tha se presidenti rus nuk ka ofruar të negociojë me Ukrainën të shtunën, në kundërshtim me disa raportime.

Trupat e 42 ushtarakëve ukrainas që vdiqën gjatë luftimeve janë kthyer në Ukrainë, sipas qeverisë ukrainase, ka deklaruar Oleh Kotenko, komisioneri për personat e zhdukur.

Vladimir Putin u takua me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, dy herë në 24 orët e fundit për t’i “finalizuar shumë çështje”, njoftoi agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta. Takimet u zhvilluan në Shën Petersburg gjatë mëngjesit të martën në Muzeun Rus dhe në një samit jozyrtar të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) mbrëmjen e djeshme, njoftoi ai.

Një manjat rus i sallameve, i cili thuhet se e kritikoi luftën në Ukrainë, ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e katit të tretë të një hoteli luksoz në Indi. Trupi i pajetë i Pavel Antov, 65 vjeç, u zbulua vetëm dy ditë pasi miku i tij dhe një politikan tjetër lokal rus, Vladimir Bidenov, u gjet i vdekur në të njëjtin hotel pas një ataku të dukshëm në zemër./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala