Pamja e aeroplanit para rrëzimit në Nepal, Foto: BBC, Video

Nepali në zi për viktimat e aksidentit ajror, momenti para rrëzimit të aeroplanit - VIDEO

Nepali po mban ditë zie për viktimat e fatkeqësisë më të rëndë ajrore të vendit në tri dekadat e fundit.

Të paktën 68 persona kanë vdekur  fluturimin nga Katmandu për në qytetin turistik të Pokhara u rrëzua dhe mori flakë të dielën në mëngjes, raporton BBC.

Pamjet treguan se fluturimi i Yeti Airlines po rrotullohej ashpër ndërsa i afrohej aeroportit.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin, por Nepali ka një histori tragjike të aksidenteve fatale të linjave ajrore.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi që përfshinte qindra ushtarë nepalezë u pezullua gjatë natës për shkak të errësirës, por do të rifillojë të hënën në mëngjes.