Ministria ukrainase e Mbrojtjes: Putini po e përgatit një ofensivë të madhe në vitin e ri

Vladimir Putin po përgatitet për një ofensivë të re të madhe në vitin e ri, ka deklaruar ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov. Sipas tij, ka indikacione se Kremlini zyrtar po përgatitë një fushatë të re të gjerë pavarësisht nga një seri pengesash poshtëruese në fushënbetejë për Rusinë në muajt e fundit. Duke iu referuar mobilizimit të pjesshëm të Rusisë prej rreth 300,000 ushtarësh, Reznikov sugjeroi se ndërkohë që gjysma – shpesh pas marrjes së trajnimit minimal – po përdoresn për t’i përforcuar forcat e Moskës tani, pjesa tjetër po përgatitet më plotësisht për ofensivat e ardhshme.

Shefi i forcave të armatosura të Ukrainës beson se Rusia do ta bëjë një përpjekje të përtërirë për ta kapur kryeqytetin, Kiev, pasi sulmi i saj i mëparshëm u zmbraps në fillim të këtij viti. Në një intervistë me Economist, gjenerali Valeriy Zaluzhny tha se ai po përpiqet të përgatitet që forcat ruse të kenë një tjetër përpjekje për ta marrë kryeqytetin, ndoshta në shkurt ose mars.

Rusia do ta dyfishojë numrin e lëshimeve testuese të raketave të saj balistike ndërkontinentale në tetë sosh vitin e ardhshëm nga katër sa pati në vitin 2022, u citua të ketë thënë të premten komandanti i forcave raketore strategjike. Sergei Karakayev ka deklaruar për gazetën ushtarake Krasnaya Zvezda se tetë fluturimet testuese do të planifikohen nga dy lokacione lansimi – një afër Murmanskut në veri, tjetri afër Volgogradit në jug.

Një bazë ajrore ruse në Kursk u godit të mërkurën mbrëma, ka deklaruar Anton Gerashchenko, këshilltar i lartë presidencial i Volodymyr Zelenskiy duke postuar një sërë përditësimesh në Telegram, me fjalët se një “dron i panjohur” ka goditur objektin ushtarak.

Ushtria amerikane njoftoi se do ta zgjerojë trajnimin në Gjermani të personelit ushtarak ukrainas. Duke filluar nga janari, 500 trupa në muaj do të trajnohen, duke u mbështetur në më shumë se 15,000 ukrainas të trajnuar nga SHBA dhe aleatët e saj që nga prilli.

Ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse me raketa dhe dronë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës po e dëmtojnë ekonominë e saj, duke përfshirë në sektorë kyç si miniera dhe prodhimi. Raporti në ëashington Post thotë se Ukrainës i duhen 2 miliardë dollarë të tjerë në muaj, mbi 55 miliardë dollarët e parashikuar tashmë për vitin e ardhshëm për t’i përballuar shpenzimet bazë.

Një paketë financiare prej 18 miliardë eurosh e BE-së për Ukrainën duket se do të realizohet pasi Polonia e ka tërhequr kundërshtimin e saj. Diplomatët nga Varshava e kishin kundërshtuar një nivel minimal të taksës së korporatave, për të cilin diplomatët i kishin thënë Reuters-it se i kishte “verbëruar” ata që negocionin marrëveshjet. Ata, dhe Lituania, kishin argumentuar gjithashtu për kufizime më të forta ndaj fqinjit të tyre, Rusisë.

Volodymyr Zelenskiy ka thënë se gjashtë muajt e ardhshëm të konfliktit me Rusinë do të jenë “vendimtarë” gjatë një fjalimi në internet në Këshillin Evropian të enjten.

Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të përpiqet të kapërcejë ndikimin financiar të sanksioneve perëndimore duke u shitur gaz fqinjëve të saj lindorë. Në një fjalim televiziv ai tha se Rusia do t’i zhvillojë lidhjet e saj ekonomike me vendet në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala