Gurët misterioz 'stećci' të Bosnjë-Hercegovinës
Më shumë se 60,000 gurë varresh të përpunuara me aq gjallëri në Bosnje dhe Hercegovinës ofrojnë një pamje magjepsëse të jetës mesjetare në këtë rajon.
Secilën herë kur udhëtoj nëpër Hercegovinë, në pjesën jugore të atdheut tim Bosnje dhe Hercegovinë, e vizitoj një fushë të madhe 3 km në perëndim të qytetit të Stolacit të quajtur nekropoli Radimlja. Atje ndeshem ballë për ballë me 135 gurë varresh mesjetare të renditur në rreshta dendësisht të përqendruar. Ndërkohë që mrekullohem me modelet gjeometrike, hënat, yjet dhe njerëzit që në dukje më përshëndesin me duar të shtrira të gdhendura mbi gurët e bardhë, pyes veten se kush është varrosur atje dhe si kanë jetuar atëbotë. Nuk është vetëm ndonjë varrezë; aty ruhen me xhelozi qindra vjet të historisë së vendit tim.
Të quajtur stećci, këta gurë varresh monolitikë janë disa nga monumentet më të njohura të Bosnje dhe Hercegovinës – nëse mund të konsiderohen enigmatik – rreth 60,000 nga këto monumente guri mesjetarë janë të shpërndara nëpër fshatrat e vendit (me një numër shumë më të vogël në vendet fqinje Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi), dhe zakonisht grupohen së bashku në nekropole. Të shfaqur nga gjelbërimi i kodrave dhe livadheve boshnjake, dizajnet e tyre të paraqitura gjallërisht i kanë vënë në mëdyshje historianët dhe udhëtarët për shekuj, por vazhdojnë të shërbejnë si një simbol i krenarisë kombëtare dhe identitetit në mesin e popullatës multietnike të Bosnjës.
Stećci datojnë nga shekulli i 12-të deri në shekullin e 16-të, dhe sikurse gurët e varreve kudo në botë, ato ndonjëherë janë zbukuruar me kryqe fetare dhe rozeta (një lloj dizajni që i ngjan një trëndafili). Të tjerët duken si armë, të cilat mund ta tregojnë statusin shoqëror dhe profesionin e të ndjerit. Skenat e gjuetisë së drerëve, duelet e kalorësisë dhe vallëzimet rrethore grupore kolo funerare i ofrojnë të gjitha pamje magjepsëse të jetës së përditshme në Bosnjën mesjetare.
Rreth 60,000 monumente guri mesjetarë që përshkruajnë jetën e përditshme shtrihen të shpërndara në të gjithë Bosnjën Foto Davor Vukovic-Alamy) 1
Disa stećci kanë mbishkrime cirilike që përmbajnë informacione për të ndjerin, si dhe vërejtje filozofike, siç është epitafi i Viganj Millosheviqit, i cili thotë: “Unë dikur kam qenë si ti dhe do të jesh ashtu siç jam”. Këto mbishkrime nxjerrin në pah detaje rreth niveleve të shkrim-leximit të asaj kohe.
Fjala stećci (që është shumësi i stećak) vjen nga folja stajati, që do të thotë “të qëndrosh” sepse qëllimi i tyre ishte të qëndronin mbi varrin e të ndjerit dhe ta identifikonin atë. Për shkak të rëndësisë së tyre historike dhe kulturore, stećci janë regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për “vlerën e tyre të jashtëzakonshme universale”.
Sipas drejtoreshës së Muzeut Historik të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elma Hashimbegoviq, një nga aspektet më interesante të stećci-ve është se si ato përfaqësojnë “ndërthurjen dhe shkrirjen e ndikimeve të ndryshme – Lindore dhe Perëndimore, Mesdhetare, Bizantine dhe Evropës Qendrore, Katolike dhe Ortodoks, [dhe] ndikimi i shkrim-leximit latin dhe cirilik”.
Përgjatë krejt historisë, territori i Bosnjës dhe Hercegovinës moderne ka qenë një vendtakim i i kulturave dhe feve të ndryshme. Kisha ortodokse, ajo katolike dhe ajo boshnjake (një kishë mesjetare që ekzistonte midis shekujve 12 dhe 15) bashkëjetuan në Bosnjën mesjetare dhe shumë studiues pajtohen se stećcit u përdorën nga pasuesit e të tri grupeve fetare, bazuar në kryqe dhe rozeta të frymëzuara nga ortodoksët lindorë të gjetura në stećci, motive këto me inspirim nga perëndimi të një mburoje me shpatë dhe disa mbishkrime që përkthehen si “(një person) i besimit të vërtetë romak” ose “skllav i Zotit”.
Disa ekspertë besojnë se stećci u krijuan nga bogomilët, një sekt fetar dualist me origjinë nga Ballkani.
Një teori më pak e popullarizuar i lidh ata me vllehët, një popullsi nomade që jetonte në Ballkan në atë kohë. Është interesante se që kur antropologët filluan t’i studionin stećci në fund të shekullit të 19-të, serbët, kroatët dhe boshnjakët (tri grupet etnike që e përbëjnë pjesën më të madhe të Bosnjës dhe Hercegovinës sot) janë përpjekur që të gjithë kanë pretenduar t’i përvetësojnë stećcit.
Hashimbegoviq e përshkroi këtë si tipike për “shoqëritë e ndara” historikisht si ato në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat, tha ajo, “e shikojnë kulturën dhe trashëgiminë kulturore-historike ekskluzivisht përmes prizmit të politikës dhe identitetit kombëtar”. Mirëpo, meqenëse shumë steçci janë lënë pas dore ndër vite, Hashimbegoviqi kishte një mesazh për liderët politikë: “Le t’i përvetësojnë [stećci], por le të kujdesen edhe për këtë Trashëgimi Botërore”.
Ndër më të ruajturat dhe më të vlefshmet nga këto lokacione të Trashëgimisë Botërore është Radimlja.
Simboli më i famshëm i vendit – si dhe pamja e parë që u vjen në mendje shumicës së boshnjakëve dhe hercegovinasve kur mendojnë për stećci – është një përshkrim i një figure mashkulli të gdhendur në një nga gurët e varrit të nekropolit, duke e ngritur dorën e djathtë ndërkohë që me të majtën shtrëngon një hark dhe një shigjetë. Disa antropologë mendojnë se mund të përfaqësojë një gjest lutjeje ndaj Diellit ose Hënës.
Motivi i dorës së ngritur është i zakonshëm edhe në veprën e poetit boshnjak Mehmedalija Mak Dizdar, i rritur pranë Radimljes. “Stone Sleeper”, kryevepra e tij e vitit 1966, u frymëzua nga vizatimet dhe mbishkrimet stećci dhe konsiderohet si një nga veprat më domethënëse letrare në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Poezitë e Dizdarit i kanë rizgjuar boshnjakët dhe hercegovinasit për rëndësinë e këtyre gurëve dhe na kujtojnë ta nderojmë të kaluarën tonë duke e përqafuar identitetin tonë.
Stećci tani po i ndihmon boshnjakët e rinj të rilidhen me të kaluarën e tyre (Foto – stu.dio-Alamy).png
Si rezultat, stećci – në veçanti, dora e ngritur – kanë ardhur për ta mishëruar frymën boshnjake të hapjes kulturore. Sot, kjo pamje ngjall një lidhje emocionale për shumë boshnjakë dhe hercegovinas.
Duke i ndjekur gjurmët e Dizdar, artistët më të rinj boshnjakë Hercegovinas së fundmi kanë filluar t’i eksplorojnë stećci dhe t’i përfshijnë ato në veprat e tyre.
Skulptori Adis Elias Fejziq interpreton të tashmen dhe të ardhmen e kombit duke parë të kaluarën e tij.
“Nuk e di se çfarë panë në gurët e tyre dhe çfarë kërkuan krijuesit e steqëve të lashtë, por e di se çfarë shoh në to. Kjo është arsyeja pse unë po e ringjall atë traditë pas disa shekujsh [duke i skalitur ato],” tha Fejziq.
Një nga skulpturat e Fejziqit në stilin stećci qëndron përpara ndërtesës së Parlamentit të Australisë në Canberra, si një dhuratë nga Bosnja dhe Hercegovina për Australinë. Një tjetër u ngrit në Odense, Danimarkë, me kërkesë të refugjatëve boshnjakë Hercegovinas që jetojnë atje.
Megjithatë, shumica e veprave të tij janë në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Me stećcin jam i lidhur më drejtpërdrejt me origjinën tonë boshnjake dhe artistike”, tha Fejziq.
“Stećak është gjithashtu një ‘makinë kohë’ me të cilën unë komunikoj kaq lehtë dhe shpejt në perceptimin dhe krijimtarinë time me traditat dhe stilet nga [e kaluara jonë].”
Vizitorët tani mund të blejnë një shumëllojshmëri të bizhuterive, artit dhe bluzave të frymëzuara nga stećci (Foto – Lidija Pisker)
Stećcit gjithashtu kanë qenë frymëzim për veprat e ilustrueses dhe stilistit të vlerësuar me çmime, Aleksandra Nina Knezheviq, e cila ka bërë ilustrime për libra dhe projekte të tjera bazuar në këta gurë varresh.
“Ajo që më duket shumë inspiruese dhe tërheqëse tek stećci është se motivet që shfaqen (mbi to) festojnë dashurinë, jetën, gëzimin dhe një qëndrim përgjithësisht pozitiv”, tha Knezheviq.
“Kjo e zbulon ndjeshmërinë dhe dëshirat e njerëzve të asaj kohe, të paraardhësve tanë dhe tregon shumë për trashëgiminë, karakterin dhe natyrën tonë.
Knezheviq nuk është i vetëm në këtë. Një tjetër artizan i ri që përdor stećci për ta përqafuar trashëgiminë e tij kulturore është bakërpunuesi Denis Drljeviq, dyqani i të cilit AbrakaBakra Copper Art ndodhet në qytetin e vjetër të Mostarit.
“Unë kam filluar të përdor motive nga stećci që në fillimet e ushtrimit tim të këtij zanati,” tha Drljeviq.
“Ato përfaqësojnë një nga artefaktet më të vjetra të historisë sonë.”
Vitin e kaluar, Vedrana Bozhiq, e cila e udhëheqë galerinë e artit dhe artizanatit në Mostar, Claire Noel, filloi të shesë çanta të modës me pikturat e saj të steçcit të printuara në to.
“Unë e dua përzierjen e traditës dhe modernitetit dhe doja të prezantoj trashëgiminë tonë kulturore në një mënyrë moderne”, tha ajo.
Përveç ilustrimeve, relieveve prej bakri dhe çantave, udhëtarët tani mund të blejnë bizhuteri femrash të frymëzuara nga steçcit, karfica dekorative, bluza dhe suvenire të tjera që e nderojnë të kaluarën mesjetare të vendit.
Historiani Gorqin Dizdar (nipi i poetit të famshëm) shkroi një libër për steçci dhe gjithashtu e promovon kulturën boshnjake dhe hercegovinase përmes Fondacionit të tij Mak Dizdar.
Një nga projektet e fundit të Fondacionit ishte mbledhja e të rinjve nga i gjithë kombi për ta përpiluar një Hartë interaktive Stećak në mënyrë që t’i identifikojë stećcit e paregjistruar më parë dhe t’i digjitalizojë ato tashmë që dihen.
Ndërkohë që Dizdar, artistë vendas dhe boshnjakë të rinj po e përqafojnë stećcin si një burim krenarie, shumë prej këtyre nekropoleve mbeten të neglizhuara nga autoritetet lokale. Radimlja, për shembull, është në listën e monumenteve kombëtare të rrezikuara, sepse në afërsi të saj është ndërtuar një zonë industriale dhe tregtare.
Mediat shpesh raportojnë për raste të dëmtimit të stećcive dhe përkeqësimit të tyre. Tri vjet më parë, një reklamë në internet nga një boshnjak që shpresonte ta shiste një steçci të supozuar pranë shtëpisë së tij shkaktoi reagime të forta publike. Disa e dënuan atë, ndërsa të tjerë e dënuan neglizhencën e qeverisë në mbrojtjen e këtyre lokacioneve.
Mirëpo, ndërkohë që gjithnjë e më shumë publik po rizgjohen për vlerën e këtyre relikteve misterioze mesjetare, shpresa mbetet te ajo që një lëvizje qytetarësh në rritje mund t’i nxisë autoritetet që t’i ruajnë më mirë ato.
“Mendoj se është një trend shumë pozitiv sepse në këtë mënyrë gjeneratat e reja dhe individët që nuk janë domosdoshmërisht të interesuar për artin mesjetar, ndeshen me këtë element shumë të vlefshëm të trashëgimisë sonë kulturore”, tha Dizdar./BBC