Gjendet kapsula radioaktive e humbur ditë më parë në Australi

Autoritetet në Australi thonë se e kanë gjetur kapsulën e vogël radioaktive që u zhduk javën e kaluar.

Shërbimet e urgjencës e kanë “gjetur fjalë për fjalë gjilpërën në kashtë”, thanë autoritetet në Australinë Perëndimore.

Një kërkim i madh u shkaktua kur objekti (kapsula) humbi ndërsa po transportohej përgjatë një rruge 1,400 km nëpër Australinë Perëndimore.

Gjigandi i minierave Rio Tinto kërkoi falje për humbjen e pajisjes, e cila mund të kishte paraqitur një rrezik serioz nëse trajtohej.

Kapsula – e cila është 6 mm (0,24 inç) në diametër dhe 8 mm e gjatë – përmban një sasi të vogël të Caesium-137, i cili mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie ose sëmundje nga rrezatimi.

Shërbimet e urgjencës përdorën pajisje të specializuara duke përfshirë detektorë rrezatimi gjatë kërkimit të kësaj kapsule.

Pajisja po përdorej në një minierë në rajonin e largët Kimberley. Rio Tinto kishte premtuar më parë se do ta nisë një hetim për atë që kishte ndodhur./BBC

 

Përgatiti: Nuhi Shala