Diga e shkatërruar në Ukrainë lë me dhjetëra mijëra banorë në rrezik të përmbytjeve

Rreth 42,000 njerëz janë në rrezik nga përmbytjet në të dy anët e lumit Dnipro pas shkatërrimit të digës Nova Kakhovka, thanë zyrtarët ukrainas, me përmbytjet që pritet të arrijnë kulmin të mërkurën.

Parashikimi erdhi pasi shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths i tha këshillit të sigurisë të martën mbrëma se thyerja e digës “do të ketë pasoja të rënda dhe me ndikim të gjerë për mijëra njerëz në Ukrainën jugore në të dy anët e vijës së frontit përmes humbjes së shtëpive, ushqimit, ujë të sigurt dhe mjete jetese”.

“Përmasat e mëdha të katastrofës do të realizohen plotësisht vetëm në ditët në vijim,” ka deklaruar ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e ka dënuar sulmin në digën Nova Kakhovka në jug të vendit të tij të pushtuar nga Rusia, duke e cilësuar si “një bombë mjedisore të shkatërrimit në masë”.

Zelenskiy e bëri këtë pretendim në video fjalimin e tij të natës drejtuar kombit të martën, duke shtuar se vetëm çlirimi i të gjithë Ukrainës nga pushtimi rus mund të jetë garanci kundër akteve të reja “terroriste”.

SHBA “nuk mund të thotë përfundimisht” se kush ishte përgjegjës, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

“Ne po bëjmë më të mirën që mundemi për të vlerësuar”, tha ai duke vënë në dukje “shkatërrimi i infrastrukturës civile nuk lejohet nga ligjet e luftës”.

Të martën, NBC News raportoi se qeveria amerikane kishte informata inteligjente se tregonte se Rusia qëndronte pas incidentit, sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një zyrtari perëndimor.

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se “përmasat e mëdha të katastrofës do të realizohen plotësisht vetëm në ditët në vijim”. “Por tashmë është e qartë se do të ketë pasoja të rënda dhe të gjera për mijëra njerëz në Ukrainën jugore në të dy anët e vijës së frontit përmes përmbysjes së shtëpive, mungesës së ushqimit, ujit të sigurt dhe humbjeve të mjeteve të jetesës”, shtoi ai.

Kremlini ka akuzuar Ukrainën për sabotim të qëllimshëm të digës. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, u ka thënë gazetarëve se “ne mund të themi pa mëdyshje se po flasim për sabotim të qëllimshëm nga pala ukrainase”. Peskov ka shtuar se [presidenti rus] Vladimir Putin ishte informuar për situatën.

Shefi i shtabit të Zelenskiy thotë se ai “nuk e kupton” se si mund të ketë ndonjë dyshim që forcat ruse hodhën në erë digën. Në një deklaratë, Andriy Yermak ka deklaruar:

“Në orën 2:50 të mëngjesit, trupat ruse hodhën në erë hidrocentralin Kakhovka dhe digën e tij. Nuk e kuptoj se si mund të ketë dyshime për këtë. Të dyja ndërtimet janë të vendosura në territore të përkohshme të pushtuara nga Rusia. As granatimet dhe as ndonjë ndikim tjetër i jashtëm nuk ishte në gjendje të shkatërronte strukturat. Shpërthimi erdhi nga brenda.”

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka deklaruar se nëse sulmi i digës provohet të jetë e qëllimshme, kjo do të përfaqësonte një “ulje të re” të agresionit rus.

Duke folur me gazetarët në bordin e avionit të tij zyrtar për në Uashington, ku do të zhvillojë bisedime të para-planifikuara me presidentin amerikan Joe Biden, Sunak tha se ushtria dhe agjencitë e inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar po e shqyrtojnë shpërthimin dhe se ende është shumë shpejt për të ditur shkakun dhe për të ofruar në gjykim përfundimtar.

Zyrtarë nga kompania energjetike Ukrahydroenergo kanë thënë se hidrocentrali në digë ishte hedhur në erë “si rezultat i shpërthimit të dhomës së motorit nga brenda” dhe është i pariparueshëm.

Qeveria ukrainase u ka bërë thirrje njerëzve që jetojnë në rrjedhën e poshtme të evakuohen përballë përmbytjeve katastrofike dhe mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre. Guvernatori i rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin, ka thënë se rreth 16,000 njerëz ndodhen në “zonën kritike” në bregun e djathtë të lumit të kontrolluar nga ukrainas.

Zonat më të rrezikuara nga përmbytjet janë ishujt përgjatë rrjedhës së Dnipro në rrjedhën e poshtme të Nova Kakhovka dhe pjesa më e madhe e bregut të majtë të mbajtur nga Rusia në Kherson jugor.

Andrey Alekseyenko, një nga zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson të pushtuar, ka postuar në Telegram duke thënë se deri në 22,000 njerëz janë në fushat e përmbytjeve në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Ministria e Jashtme e Ukrainës bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar atë që e quajti një “akt terrorist rus kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës”. Në këtë takim, Ukraina e akuzoi Rusinë për “rrëshqitje në baltën e gënjeshtrave”.

Sipas ekspertëve ukrainas dhe të OKB-së, duket se nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm të sigurisë për termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia 200 km në rrjedhën e poshtme nga diga. Uji nga rezervuari i prekur nga shkatërrimi i digës përdoret për t’i furnizuar sistemet e ftohjes së impiantit.

Megjithatë, ekspertët paralajmëruan se mund ta shkaktojë fatkeqësinë më të keqe ekologjike të vendit që nga shkrirja bërthamore e Çornobilit.

Analistët i thanë Guardian së paku, se shkatërrimi i digës e ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve, i ka përmbysur parqet kombëtare dhe e ka rrezikuar furnizimin me ujë të miliona njerëzve.

Në skenarin më të keq, mund të përbëjë një rrezik afatgjatë për centralin bërthamor më të madh në Evropë, Zaporizhzhia, dhe gjithashtu mund të përhapë agrotoksina dhe petrokimike në Detin e Zi.

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka deklaruar se forcat e tij i kanë penguar tri ditët e para të asaj që dukej se ishin fazat paraprake të kundërofensive të shumëpritur të Ukrainës në betejat që kishin lënë më shumë se 3,700 ushtarë ukrainas të vdekur ose të plagosur. Ukraina i hodhi poshtë deklaratat ruse si gënjeshtra, por nuk dha detaje mbi sulmet.

Shefi i ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, ka deklaruar se Ukraina është e “mirë e përgatitur” për një kundërofensivë. Udhëheqësi i lartë ushtarak amerikan, kryetar i shefave të përbashkët të shtabit, shtoi se ndërsa mund të nxirren pak përfundime nga rritja e luftimeve në Ukrainë, ky vend është “i përgatitur mirë” për ta vazhduar betejën kundër pushtimit rus. Por ai gjithashtu paralajmëroi se lufta do të jetë “e gjatë”./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala