Derisa numri i vdekjeve nga COVID-19 bie në perëndim, virusi shpërndahet në juglindje të Azisë

Numri i infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19, është duke u rritur në Kamboxhia, Malajzi, Tajlandë dhe këtë rajon. Në Indi dhjetëra trupa janë larë në brigjet e lumit Gang.

Pas një viti shkatërrues, me valë pas vale të infektimeve me coronavirus, rastet e reja dhe numri i vdekjeve është duke rënë në shumë vende të perëndimit, që dikur ishin të goditura më së shumti. Por, edhe pse virusi po bie nga vendet e pasura me fushata të fuqishme vaksinimi, ai është duke u shpërndarë me të madhe në Indi dhe po kërcënon të fundosë vendet e Azisë Juglindore që deri tani e kishin mbajtur në masë të madhe.

Rezultati është se, mbi të gjitha, rastet e reja nëpër botë janë duke rënë pas një rrite të madhe në muajin mars duke kapur pikun në fund të muajit prill. Por, bota është ende në rrezik për aq sa gjendemi në “Një plato të papranueshme të lartësisë”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, të hënën.

Në juglindje të Azisë “rastet janë duke u rritur me shpejtësi të madhe”, tha Dr, Tedros.

Kamboxhia dhe Tajlanda që e kishin kontrolluar virusin gjatë vitit 2020, kanë regjistruar numër të madh të rasteve në ditët e fundit.

Malajzia shpalli masa të reja të mbylljes të hënën, dy ditë pasi regjistroi numrin më të lartë të infektimeve brenda ditës që nga muaji janar.

Shkencëtarët paralajmërojnë se, nëse virusi lejohet të qarkullojë i pakontrolluar nëpër pjesë të botës me mbulim të vogël të vaksinimit, variante te rrezikshme do vazhdojnë të  evoluojnë, duke kërcënuar kështu të gjitha vendet.

“Globalisht jemi ende në një situatë të rrezikshme”, tha Tedros. Rreth 772 mijë raste të reja raportohen çdo ditë nëpër botë, gati gjysma në Indi, ku variant B.1.617, po shpërndahet.

OBSh të hënën vlerësoi se varianti i ri në Indi “paraqet shqetësim”. Tjera variante të virusit përfshijnë B.1.1.7, së pari i gjetur në Britani të Madhe dhe tani duke dominuar në SHBA, dhe P.1, i gjetur së pari në Brazil.

Në SHBA, Britani dhe pjesë tjera të Evropës Perëndimore ku vaksinat kanë zbarkuar gjerësisht, virusi është në rënie, dhe njerëzit janë duke u kthyer në restorante dhe vende të atraksionit.

Robert Schooley, shef i divizionit për sëmundje ngjitëse në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, tha se shkalla e rasteve globale është “mjaft e paqëndrueshme”.

“Do jemi dëshmitarë të një situate ‘Whac-a-Mole’( metaforë-kur diçka vazhdon të rritet pa marrë parasysh sa shumë përpiqemi ta largojmë) për ca kohë, derisa kemi shpërthime lokale dhe rajonale”, tha Schooley.

Këtë situatë do e kemi për aq kohë sa një pjesë e konsiderueshme e popullsisë globale mbetet e pa vaksinuar.

Saskia Popscu, epidemiologe e sëmundjeve ngjitëse e cila është asistente në Universitetin George Mason, tha se populli amerikan nuk duhet të lëshohet në mendimin se virusi është mundur, sepse “ne duhet ta shohim situatën në Indi si një thirrje për barazi në shpërndarje të vaksinës nëpër botë”. Ajo tutje shtoi se, “COVID-19 nuk largohet diku deri sa të largohet gjithkund”. NyTimes

Përktheu: Ardita Zeqiri