Blinken kërkon ndihmën e Egjiptit për armëpushim në Gazë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka fluturuar drejt Egjiptit për t’i dhënë shtytje përpjekjes së tij për përparim për ujdi për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve në kuadër të bisedimeve që do të zhvillohen gjatë javës në Katar, megjithëse ende ka shumë çështje të pazgjidhura, raporton Reuters.
Blinken ka arritur në Egjipt nga Tel-Avivi, ku kryeministri izraelit, Nenjamin Netanyahu, pranoi propozimin amerikan që synon kapërcimin e dallimeve ndërmjet dy palëve në luftën e Gazës pasi bisedimet u ndërprenë pa një marrëveshje. Ai i ka bërë thirrje “Hamasit” që të lëshojë pe dhe të pranojë propozimin si bazë për bisedime të mëtejshme.
Grupi militant palestinez nuk e ka refuzuar krejtësisht propozimin, por vlerëson se është është prapakthim në disa fusha për të cilat më parë ishte arritur ujdi dhe ka akuzuar Izraelin dhe aleatët e saj amerikanë se po mundohen t’i vazhdojnë negociatat me qëllime të këqija.
Në Egjipt, Blinken është takuar me presidentin Abdel-Fattah El-Sisi, vendi i të cilit ka ndihmuar lehtësimin e bisedimeve për Gazën për muaj me radhë bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Katarin. Në hall është Gazë, një vend i vogël dhe i stërpopulluar, ku fushata ushtarake e Izraelit ka vrarë më shumë se 40 mijë persona prej tetorit të vitit të kaluar, kanë bërë të ditur autoritetet palestineze të shëndetësisë. Në Gazë ende ndodhet njëri prej pengjeve të mbetura izraelite.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 kur militantët e “Hamasit” sulmuan kufirin dhe u futën në bashkësitë izraelite, duke i vrarë 1.200 persona dhe rrëmbyer 250 persona të tjerë, thonë autoritetet izraelite.
Të martën, ushtria izraelite ka thënë se ka rikthyer trupat e pajetë të gjashtë pengjeve nga Gaza jugore, duke bërë të ditur se edhe 109 pengje ende janë në territorin palestinez. Izraeli beson se rreth një e treta e pengjeve janë të vdekur.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com