Ambasadori rus në SHBA: Rusia nuk dëshiron konfrontim me SHBA-në

Një avion ushtarak rus u përplas me një dron amerikan Reaper, duke e detyruar të njëjtin të aterronte në Detin e Zi, në atë që forcat amerikane e quajtën një përgjim “të pasigurt dhe joprofesional”. Një deklaratë e Komandës Evropiane të SHBA tha se përplasja ndodhi pak pas orës 7 të mëngjesit të së martës, kur dy avionë luftarakë rusë Su-27 fluturuan drejt dronit MQ-9 Reaper mbi ujërat ndërkombëtare në perëndim të Krimesë. Deklarata thoshte se pilotët rusë kërkuan ta pengonin avionin amerikan përpara përplasjes. Ndërkohë, si pasojë e këtij incidenti, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka ftuar ambasadorin rus lidhur me incidentin me dron. 

Ambasadori rus në SHBA e quajti incidentin një “provokim”. Agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë RIA e ka cituar Anatoly Antonov të ketë thënë se “Rusia nuk dëshiron ndonjë konfrontim midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ne jemi për ndërtimin e marrëdhënieve pragmatike”.  

Pentagoni zyrtar ka thënë tha se droni ishte në një mision rutinë ISR (inteligjencë, vëzhgim, zbulim). Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA Pat Ryders tha se Rusia nuk e kishte dronin. Por ai nuk pranoi të thoshte nëse Rusia po kërkonte rrënojat në mënyrë që inteligjenca e saj ushtarake të mund t’i ndante ato.

Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se luftëtarët e saj “nuk përdorën armë ajrore dhe nuk ranë në kontakt” me dronin amerikan. Ministria në fjalë tha se luftëtarët nga forcat e saj të mbrojtjes ajrore u ngritën në ajër për ta identifikuar dronin, për të cilin ministria tha se po shkonte “në drejtim të kufirit shtetëror të Federatës Ruse”.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy dhe shefat e tij ushtarakë kanë rënë dakord të vazhdojnë të mbrojnë qytetin lindor të rrethuar të Bakhmutit. Gjenerali Valerii Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase, ka deklaruar se mbrojtja e Bakhmutit është me “rëndësi të madhe strategjike si dhe çelësi për stabilitetin e mbrojtjes së të gjithë frontit.”

Gazetarët e AFP-së në Ukrainën Lindore kanë raportuar se kanë parë fosfor të bardhë të qëlluar nga pozicionet ruse në një rrugë të pabanuar që shpie në Bakhmut aty pranë. Armët që përmbajnë fosfor janë armë ndezëse, përdorimi i të cilave kundër civilëve është i ndaluar, por ato mund të vendosen kundër objektivave ushtarake sipas një konvente të vitit 1980 të nënshkruar në Gjenevë.  

OKB-ja ka bërë përpjekje të martën për të siguruar që një marrëveshje e eksporteve të grurit ukrainas që ka si qëllim lehtësimin e krizës globale të ushqimit mund të vazhdojë, por fati i saj mbeti i paqartë disa ditë përpara datës së skadimit të 18 marsit. Bisedimet midis zyrtarëve të lartë rusë dhe të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë përfunduan të hënën me Moskën zyrtare  e cila është deklaruar se nuk do të kundërshtojë vazhdimin e së ashtuquajturës Iniciativa e Drithit e Detit të Zi.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka deklaruar se vendi i tij mund ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë MIG në katër deri në gjashtë javët e ardhshme. Angazhimi i Varshavës ndaj Kievit ka qenë i rëndësishëm për t’i bindur aleatët evropianë që t’i dhurojnë Ukrainës armë të rënda, duke përfshirë tanke.

Mungesa e municioneve të artilerisë ruse ndoshta është përkeqësuar “në masën që racionimi jashtëzakonisht ndëshkues i predhave është në fuqi në shumë pjesë të frontit”, thotë përditësimi i fundit i inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. “Kjo pothuajse me siguri ka qenë një arsye kryesore pse asnjë formacion rus nuk ka qenë në gjendje të gjenerojë kohët e fundit një veprim të rëndësishëm sulmues operativ,” tha ai.

Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës penale ndërkombëtare në Hagë, pas raportimeve se gjykata pritet të kërkojë urdhër-arrestet e saj të para kundër individëve rusë për luftën në Ukrainë. Prokurori në gjykatë thuhet se do t’i hapë zyrtarisht dy raste të krimeve të luftës dhe do të lëshojë urdhra arresti për disa rusë që konsiderohen përgjegjës për rrëmbimin masiv të fëmijëve ukrainas dhe shënjestrimin e infrastrukturës civile ukrainase.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se 32 shtete i janë bashkuar një koalicioni që E mbështet krijimin e një gjykate speciale kundër Rusisë për krimin e agresionit kundër Ukrainës. Ukraina, BE dhe Holanda E kanë mbështetur publikisht idenë e një gjykate speciale. Rusia i ka mohuar akuzat për krime lufte përfshirë EDHE shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve ukrainas./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala