Tanku amerikan Abrams M1. Screenshot: Zëri i Amerikës/Facebook

'Abrams M1' konsiderohet tanku me teknologjinë më të përparuar në përdorim - VIDEO

Tanku amerikan Abrams M1, i cili konsiderohet gjerësisht si tanku me teknologjinë më të përparuar në përdorim.

Abrams M1 është i pajisur me një top 120 milimentërsh, për të shkatërruar tanket e armikut dhe automjetet e tjera të rënda të blinduara.

Ky tank ka edhe tre mitralozë – një të rëndë për të shkatërruar automjetet e blinduara lehtë dhe dy të tjerë që konsiderohen si armë për të sulmuar personelin e armikut.

Mund të lëvizë me një shpejtësi prej rreth 65 kilometrash në orë, në një distancë maksimale prej rreth 425 kilometrash.

Motori i tankut Abrams M1 funksionon më së miri me karburant avioni, duke ndikuar në shpenzimet dhe logjistikën e përdorimit të tij.

Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë premtuan dërgimin e tankeve luftarake Abrams, Leopard dhe Challenger në Ukrainë, për të ndihmuar përpjekjet e Kievit në luftë kundër Moskës.

Një video të këtij tanku mund ta shihni në duke klikuar KËTU.