5 të vdekur dhe mbi 100 të lënduar nga stuhia

Të paktën katër persona vdiqën dhe më shumë se 100 të tjerë u lënduan nga stuhia që goditi Poloninë, ka njoftuar kryeministri Mateusz Morawiecki.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në majë të malit Giewont 1,894m lartësi mbidetare ku është vendosur një kryq metalik.

Një person i pestë u vra në Sllovakinë fqinje. Të paktën një nga viktimat raportohet se ishte fëmijë. Stuhia thuhet se ka zbritur befas pas një mëngjes me diell.

“Askush nuk e priste që të shpërthejë një stuhi kaq e papritur dhe nga këndvështrimi ynë njerëzor ishte diçka që ishte e pamundur të parashikohej”, tha Morawiecki në një takim urgjent në rajon.

Kishte raportime për viktima në pjesë të ndryshme të vargmalit.

Të paktën katër helikopterë shpëtimi u dërguan në zonë. Një banor në qytetin turistik malor të Zakopane në rajonin e Tatra postoi një video ku tregon stuhinë.