Bosnja siguron 150 mijë teste të reja për COVID-19

Bosnja dhe Hercegovina ka arritur të sigurojë 150 mijë teste për COVID-19.

Siç raporton Balkan Insight, Fadil Novalic, ministër i entitetit të Federatës së Bosnjës, tha se 150 mijë teste për COVID-19 kanë arritur të hënen dhe do të shpërndahen nëpër institucionet e kujdesit shëndetësor.

Deri më tani, Bosnja dhe Hercegovina ka konfirmuar tre vdekje të reja, duke e çuar numrin në 29, ntë total, ndërsa 675 njerëz janë të infektuar me coronavirus.