Ilustrim

Bosi i dyshuar i klanit kriminal të Malit të Zi e ndërroi identitetin në Mitrovicë, kishte banesë në Leposaviq

Policia e rajonit të Gjilanit gjatë ditës ka arrestuar Sërgjan Jurisheviqin, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga Mali i Zi për vrasje.

Ai gjatë arrestimit kishte paraqitur një letërnjoftim të Kosovës me emër Dragan Pejiq.

Burime të KALLXO.com kanë thënë se Sërgjan Jurisheviq (Srđan Jurišević) ka ndërruar identitetin në Mitrovicë, derisa ka pasur në pronësi edhe një banesë në Leposaviq.

Sipas raportimeve të Vijesti.me, Jurisheviq është pjesë e njërit prej grupeve më të mëdha kriminale në Mal të Zi, Klanit Kavaç, me seli në Kotor.

Policia është duke hetuar për procesin se si i shumëkërkuari mori identitet tjetër në Kosovë.

Arrestimi në Gjilan zbulon se bosi malazias mori identitet tjetër në Kosovë