www.pixabay.com

www.pixabay.com

Borxhi i qytetarëve dhe bizneseve ndaj institucioneve qendrore e lokale mbi 700 milionë euro

Borxhi i qytetarëve dhe bizneseve ndaj institucioneve qendrore dhe lokale, në vitin 2021 arriti në vlerën e mbi 777 milionë eurove. Pandemia COVID-19, thuhet të ketë ndikuar që ky borxh të rritet më shumë se 11 për qind në raport me vitin 2020.

“Shuma e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve ndaj Qeverisë është 777,698,602 euro. Pjesa më e madhe e këtyre borxheve të pambledhura prej 560,272,355 euro ishin në nivelin qendor dhe 217,426,247 euro në nivelin lokal. Sipas auditimeve individuale është identifikuar nënvlerësim i llogarive të arkëtueshme prej 4,493,245 euro në raport me vlerën e prezantuar në RVF-BRK-së” – thuhet në raport.

Në raportin e Auditorit thuhet se vlera e llogarive të arkëtueshme për vitin 2021 ishte rritur krahasuar me vitin paraprak për 78,440,936 euro apo 11.29℅.

Më tej thuhet se vlera e borxheve është rritur në krahasim me vitet paraprake si rezultat i pandemisë COVID-19.

Burimi: Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)
Burimi: Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA)