Borxhi i katër subjekteve politike do të kaloj nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike në PZAP

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marr vendim që të miratohet ndalesa e gjobave të papaguara nga 4 subjektet politike, të cilat përfitojnë fonde nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për 2021.

Gjobat e shqiptuara janë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës 2021.

Borxhi total i Lëvizjes Vetëvendosje sipas KQZ-së është 40 mijë e 700 euro, i Partisë Demokratike të Kosovës është 66 mijë e 100 euro, i Lidhjes Demokratike të Kosovës është 20 mijë e 600 euro dhe borxhi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është 52 mijë e 750 euro.

Ndalesa e gjobave nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike sipas KQZ-së do të bëhet në dy këste. Ndalesa e parë do të bëhet në tremujorin e dytë ndërsa ndalesa e dytë në tremujorin e tretë.

Këto mjete të ndaluara nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike sipas KQZ-së do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-së