Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor. Foto: EU Council TV News/Twitter

Borrell takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në darkën joformale në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell është takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor në darkën joformale që ka organizuar sonte në Bruksel.

Këshilli i Europës ka publikuar një fotografi të përbashkët të Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor,

Përfaqësuese e Kosovës në këtë darkë ka qenë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

 

“Ballkani Perëndimor është politika jonë e jashtme më e rëndësishme”, ka deklaruar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell para darkës joformale që ka organizuar me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën, më 11 maj.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e gjeografisë sonë dhe dëshirojmë të përballemi së bashku me veprimet përçarëse të Rusisë drejtpërdrejt në rajon përmes dezinformimit dhe sulmeve kibernetike”, tha Borrelli para darkës.

“Takimi sonte do të përforcojë më tej angazhimin e vazhdueshëm me Ballkanin Perëndimor, i cili mbetet prioriteti ynë strategjik”, shtoi ai.