Josep Borrell - Foto: REL

Borrell: Shpresoj që nga fundi i marsit të kemi të finalizuar plotësisht punën

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, tha që ka progres nga palët por, sipas tij, nevojiten diskutime.

“Jam i lumtur të lajmëroj që Vuçiq dhe Kurti janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të BE-së, i cili ka titullin ‘Propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë’. Ata janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera, ky është propozimi që do të publikohet në shërbimin për veprim të jashtëm të BE-së”, tha ai.

Borrell paralajmëroi është një takim të radhës Kurti- Vuçiq duke shtuar se “fundi i marsit është koha kur pres të finalizohet puna”.

“Unë do ta thërras edhe një mbledhje tjetër të liderëve gjatë marsit me të dy liderët për zbatimin e aneksit. Kjo është pjesë e marrëveshjes dhe duhet të finalizohet. BE i ka rikujtuar partnerët për obligimet e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet. Ne mes të marsit përfaqësuesi speciale i BE-së do ta vizitoj Kosovën dhe Serbinë për të marrë përgjigjet për takimin e ardhshëm” – tha ai.

Takimi i sotëm Kurti- Vuçiq, sipas këtij të fundit përfundoi pa marrveshje, sepse sipas tij kryeministri Albin Kurti nuk e pranoi formimin e Asociacionit.

Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.

Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Deri më tash nuk ka ndonjë deklarim për mediat.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për një propozim të BE-së për normalizimin e raporteve.

Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre qysh në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara.