Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Josep Borrell.

Borrell: Rusia po shkëputet nga Bashkimi Europian

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është duke e përdorur dezinformimin për të siguruar mbijetesën e regjimit të tij dhe për të luftuar opozitën.

“Rusia po shkëputet nga BE-ja dhe regjimi i Putinit po përdor të gjitha mjetet duke përfshirë edhe dezinformimin, për të siguruar mbijetesën”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Sipas Borrell, kjo tregon se Rusia nuk do bashkëpunim me BE-në.

“Sepse për ta ne përfaqësojmë vlerat liberale dhe demokracinë, të cilat po konsiderohen si kërcënim i madh për ta, diçka me të cilën ata nuk mund të jetojnë”, ka shtuar Borrell.

Borrell ka theksuar se dje janë marrë vesh që të rritet lista e zyrtarëve të lartë rus të cilët do të sanksionohen.