Borrell reagon pas aksionit anti-kontrabandë në Kosovë

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka reaguar pas një aksioni të Policisë së Kosovës në katër qytete të vendit. Sot, në orët e hershme të mëngjesit, forcat e rendit, në bashkëpunim me prokuroritë dhe gjykatat përkatëse zhvilluan një aksion kundër kontrabandës në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.

Por, këtë aksion Borell ka thënë se duhet të ndalet menjëherë.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”, ka shkruar ai në Twitter.

“Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka deklaruar përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.