Borrell përballet me zemërimin e kosovarëve ndaj Bashkimit Evropian

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas takimit mes të liderëve të partive politike në vend dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka treguar se partia e tij ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Tani e 6 muaj është shtyrë liberalizmi i vizave dhe ne jemi të frustruar dhe të zhgënjyer me sjelljet e vendeve te BE-së në raport me Kosovën për vizat,  duke ditur që Kosova ka mbushur të gjitha kriteret dhe  ka pasur kushte shtesë. Ne presim nga BE liberalizmin e vizave, sepse çdo gjë tjetër zbehë mirëbesimin”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, temë tjetër e këtij takimi ka qenë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne duam një dialog gjithëpërfshirës që ka njohje, që Kosova te jetë pjesë anëtarë e OKB dhe mekanizmat e tjerave dhe njëherë e mirë të mbyllet tema Kosovë-Serbi dhe jemi të gatshëm të ulemi në tavolinë për bisedime me Serbinë”, tha zëvendëskryeministri në detyrë.

Ai po ashtu ka kërkuar nga BE-ja që të reagojnë dhe të kenë një qëndrim të qartë në lidhje me zyrtarët serb që mohojnë krimet serbe në Kosovë.

“Nuk mundet me ardh në një marrëveshje pa e kriju një klimë të dëshiruar për me bë atë marrëveshje, derisa kreu i shtetit serb i mohon krimet dhe gjenocidet dhe duam që BE të ketë qëndrim të qartë, jo vetëm një deklaratë”, ka shtuar Limaj.

Në fund ai tha se si parti e kanë ritheksuar se ShBA dhe BE duhet të koordinohen për dialog.

“Ne e ritheksuam sa është i rëndësishëm roli i ShBA në dialog.  Ne duam një koordinim të ngushtë me BE për dialog sepse besojmë që rruga e vetme është roli kyç i ShBA dhe koordinimi me BE”, tha Limaj në fund.

Ai ka shtuar se qëndrimi i Borrell për krijimin e qeverisë së re ka qenë mjaft i mirë, dhe sipas tij është çështje e brendshme e Kosovës.

“Diplomatët duhet t’i ruajnë kompetencat e tyre, çështja e qeverisë nuk është nuk mund të intervenojnë dhe kjo çështje është ekskluzivisht e brendshme e jona dhe varet nga kapacitet tona”, ka deklaruar Limaj.

Në këtë takim me Borrel kanë qenë të pranishëm lideri i LV-së, Albin Kurti, ai i LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Tahiri nga AAK, dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kurse, lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka bojkotuar këtë takim me arsyetimin se nuk janë formuar ende instuticionet e reja.

Borrell sot viziton Kosovën

Borell është takuar fillimisht me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Borrell me mesazh për Amerikën pas marrëveshjeve për linjën ajrore e hekurudhore Prishtinë-Beograd

Borrell për formimin e Qeverisë: Nuk duhet të ketë intervenime nga jashtë

www.kallxo.com