Borrell pas takimit me Kurtin: Presim që dialogu të ketë përparim konkret së shpejti

Një ditë pas takimit që patën në Mynih, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, deklaroi se me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Donika Gërvalla diskutuan për hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd.

Borrell deklaroi se pret që së shpejti të ketë përparim konkret në këtë drejtim.

“Ne diskutuam edhe për hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. Mezi presim përparim konkret së shpejti”, ka shkruar Borrell në rrjetin social “Twitter”.

Të shtunën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, kryeministri Kurti ia ka shprehur gatishmërinë Borrellit për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në të kaluarën, kryeministri Kurti është takuar dy herë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.