Borrell i referohet dialogut si 'edicion i radhës'

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell në Këshillin e sigurimit të OKB-së, dialogut Kosovë-Serbi iu është referuar si edicioni i radhës.

Borrell mes tjerash teksa po fliste për Ballkanin Evropian tha se Bashkimi Evropian nuk do të pushojë derisa të gjitha vendet e rajonit të jenë brenda BE-së.

“Për këtë qëllim, ne jemi plotësisht të mobilizuar për të mbështetur pajtimin dhe reformat si antidoti më i mirë i retorikës nacionaliste. Ne do të presim edicionin tjetër të dialogut Beograd-Prishtinë në ditët në vijim. Më gjerë në Evropë nuk duam konkurrencë gjeostrategjike. Ne duam një lagje paqësore, të begatë dhe të qëndrueshme, pa të ashtuquajturat konflikte të zgjatura dhe zona të ndikimit”, tha Borrell.

Fjalimin e plotë të përfaqësuesit të lartë të BE-së mund ta lexoni në këtë link.

Të martën, më 15 qershor do të mbahet takimi i parë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.