Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, 30 janar 2020 | Foto: Zyra e BE-së në Kosovë

Borrell i përgjigjet Thaçit: E ardhmja evropiane vetëm përmes dialogut të lehtësuar nga BE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell i është përgjigjur deklaratave të presidentit Hashim Thaçi se nuk do marr pjesë në një dialog të drejtuar nga Miroslav Lajçak.

Ai në rrjetin e tij social Tëitter shkroi se e ardhmja e dy vendeve Kosovës dhe Serbisë është Evropa dhe se janë të vendosur t’i ndihmojnë në çdo hap gjatë kësaj rruge që sipas tij është e vetmja.

“E ardhmja e Ballkanit perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë është evropiane. Si BE jemi të përkushtuar t’i shoqërojmë ata në çdo hap të rrugës së tyre. Por për ta bërë të ardhmen evropiane një realitet për njerëzit e tyre nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveç dialogut të lehtësuar nga BE,” u shpreh ai.

Komenti i Borrell erdhi një ditë pasi Thaçi kishte përjashtuar mundësinë që të marrë pjesë në një dialog të drejtuar nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, diplomati sllovak, Miroslav Lajcak.

Thaçi ka thënë se nuk e ka vullnetin që si President i vendit të marrë pjesë në dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet Lajçak.

“Personalisht unë si President i vendit do t’i përgjigjem çdo ftese në veçanti sa i përket samiteve nga Presidenti Macron apo kancelarja Mekel, por nuk e kam vullnetin që të participoj në procesin e negociatave që udhëhiqet nga Lajçak”, tha Thaçi në një konferencë për media.

Duke iu referuar rolit të Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Thaçi tha se duhet bërë diferencimi i partnerëve strategjikë.

Në prill të këtij viti Këshilli i BE-së, ka njoftuar se ka emëruar sot Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Pak javë pasi Lajçak u shpreh kundër korrigjimit të kufijve, Thaçi nuk e dëshiron atë në dialogun me Serbinë