Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Josep Borrell.

Borrell: Është koha të përmbyllim dialogun mes Kosovë dhe Serbisë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka kujtuar sot se 10 vjet më parë ishte mbajtur takimi i parë i dialogut Kosove Serbi në Bruksel.

Sipas tij, tashmë është bërë një rrugë e gjatë dhe është koha që të mbyllet ky proces.

Borrel ka shkruar se BE është duke punuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse por nuk ka dhënë asnjë detaj në shkrimin e tij.

“10 vjet më parë, takimi i parë i dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. BE’ja është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hap rrugën për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borell.