Borrell deklarohet për zgjedhjet presidenciale në ShBA

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar rreth mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Borrell ka thënë se BE-ja është e gatshme të vazhdojë ndërtojë partneritet të fuqishëm transatlantik.

“Populli amerikan ka folur. Përderisa po presim për rezultatin zgjedhor, BE-ja është e gatshme për të vazhduar ndërtimin e partneritetit të fuqishëm transatlantik, të bazuar në histori dhe vlerat tonë të përbashkëta”, ka shkruar ai në Twitter.

Populli amerikan më 3 nëntor ka votuar për të zgjedhur presidentin e ardhshëm, në garën mes demokratit Joe Biden dhe republikanit, Donald Trump.

Gara mes dy kandidatëve është tejet e ngushtë, përderisa asnjëri prej tyre deri më tani nuk ka arritur të sigurojë fitore bindëse.

Numrimi i i votave për zgjedhjet presidenciale në ShBA është duke vazhduar.