Borrell: BE dënon shpërfilljen e hapur të Rusisë për jetën e civilëve

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka dënuar sulmin rus mbi një shkolle në Bilohorivka, rajoni i Luhansk, në Ukrainë.

Borrell përmes një postimi në Twitter ka thënë se Bashkimi Evropian mbështet përpjeket që autorët e këtij sulmi të sillen para drejtësisë.

“I tmerruar nga sulmi ajror rus në një ndërtesë shkolle në Bilohorivka, rajoni i Luhansk, me shumë fëmijë të vrarë. BE dënon shpërfilljen e hapur të Rusisë për jetën e civilëve dhe do të mbështesë përpjekjet për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur pasi një bombë goditi një shkollë në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare po luftojnë me trupat ruse dhe separatistët e mbështetur nga Rusia.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Gaidai, konfirmoi dy vdekje, duke thënë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur nën rrënojat e shkollës në Bilohorivka.

Rreth 90 njerëz ishin strehuar në ndërtesë dhe 30 u shpëtuan, shtatë prej tyre u plagosën, shtoi ai.

Ukrainë: Bomba godet shkollën, dyshohet për dhjetëra të vdekur