Boris Johnson - Foto: Atdhe Mulla

Boris Johnson uron Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga homologu i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Në letrën e tij, kryeministri i Britanisë së Madhe ka thënë se vendi i tij është i përkushtuar për të përkrahur Kosovën në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ky është urimi i plotë:

I nderuari Kryeministër,

Dëshiroj t’ua shpreh urimet e mia më të sinqerta në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, për emërimin tuaj si Kryeministër i Kosovës.

Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është fuqishëm e përkushtuar për ta mbështetur integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Mezi presim të punojmë së bashku si partnerë në mënyrë që Kosova dhe rajoni më i gjerë të jenë të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues. Për këtë qëllim, ne mbështesim fuqishëm agjendën tuaj të brendshme për të luftuar korrupsionin, për forcimin e sundimit të ligjit dhe për trajtimin e krimit të rëndë dhe të organizuar.