Kryeministri britanik, Boris Johnson.

Boris Johnson pritet të jap dorëheqje sot

Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet që sot të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Konservatore, raporton BBC.

Postin e tij si kryeministër ai do ta vazhdojë deri në vjeshtë.

Lideri konservator po jep dorëheqje pas një mori dorëheqjesh nga të vartësve të tij qeveritar, në shenjë proteste ndaj kryeministrit britanik.

Ministri i Financave, Rishi Sunak dhe ai i Shëndetësisë, Sajid Javid kanë dorëzuar postet. Javid në dorëheqjen e tij shkruan, se ai “e ka të qartë, se situata nën drejtimin Tuaj nuk do të ndryshojë, dhe për këtë Ju keni humbur besimin tim”.

Nën kryeministrin Johnson, partia konservatore britanike nuk shihet më në opinion si parti e drejtuar nga vlerat, as se i shërben qëllimit kombëtar. Edhe pas votës së mosbesimit, që Boris Johnson e mbijetoi për pak, kryeministri nuk ka iniciuar një ndryshim të kursit, sipas Javid.