Kryeministri britanik, Boris Johson, gjatë një konference për media nga Kievi më 9 prill 2022, Foto: Presidenca e Ukrainës

Boris Johnson operohet nga sinusët

Kryeministri britanik Boris Johnson, i është nënshtruar sot një operacioni nga sinusët, në një spital të Londrës, raporton CNN.

Zëdhënësi i Johnson ka thënë se kryeministri i është nënshtruar këtij operacioni herët gjatë ditës së sotme dhe se ai është kthyer në Downing Street duke u rikuperuar.

Me këtë rast në krye të “vendimeve të rëndësishme” është lënë përkohësisht zëvendësi i tij, Dominic Raab.

Kryeministri pret të kryesojë mbledhjen e kabinetit të tij të martën, por kthimi i tij në punë do të varet nga mënyra se si ndihet, shtoi zëdhënësi.

Operacioni ishte planifikuar më parë dhe u krye në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Britanisë.

Në prill të vitit 2020, kryeministri britanik u infektua me COVID-19 me ç ‘rast kaloi disa ditë në spital ku u vendos për një kohë të shkurtër në kujdes intensiv.