Boris Johnson - Foto: Rtv21

Boris Johnson "në gjendje stabile"

Gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik, Boris Johnson, raportohet të jetë stabile pasi kaloi natën në kujdes intensiv, duke u trajtuar për COVID-19.

Sipas BBC, 55 vjeçarit po i jepet oksigjen dhe më nuk është duke përdorur ventilator.

Në anën tjetër, Mbretëresha e Britanisë, Elizabet, i ka dërguar një mesazh familjes dhe gruas shtatzënë të Johnson, duke i uruar shërim të shpejtë.

Boris Johnson u shtrua në spitalin ‘St Thomas’ në Londrën qendrore me simptoma të COVID-19, të dileën, ndërsa u transferua në kujdes intensiv të hënen, pasi simptomat e tij u përkeqësuan.

Kurse Ministri i Zyrës së Kabinetit, Michael Gove, u bë politikani më i fundit që u izolua, në Britani.

Gove tha që ai nuk kishte simptoma të COVID-19, por një anëtar i familjes së tij kishte. Ndërsa vet Gove është duke vazhduar punën e tij nga shtëpia.