Kryeministri britanik, Boris Johnson.

Boris Johnson futet në kujdes intensiv

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson është marrë në kujdesin intensiv në spital me coronavirus, raporton BBC.

Më 27 mars Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Johnson në rrjetin social “Twitter” ka njoftuar se pavarësisht kësaj, do të vazhdojë që të udhëheqë qeverinë në luftën ndaj virusit, përderisa është në izolim.

Ndërsa dje Kryeministri britanik është dërguar në spital për shkak të simptomave të virusit.